Greqishtja e rusishtja nuk mbyllen, Dekania: Shqipëria do të ketë nevojë për specialistë
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja edhe këtë vit disa programe si greqishtja apo rusishtja kanë numër të ulët studentësh të regjistruar. Por pavarësisht interesit të pakët drejtuesja e institucionit thotë se këto degë nuk do të mbyllen.
Prej nisjes së regjistrimeve në shtator, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja janë plotësuar mbi 50% e kuotave.
Të lira janë mbi 300 vende në tetë programe studimi që ofron ky institucion.
Gjuha angleze mbetet më e preferuara për maturantët.
Në disa programe si gjuha greke apo ruse edhe këtë vit numri i regjistrimeve është i ulët por asnjë nga këto degë nuk do të mbyllet.
Dekania Esmeralda Kromidha thotë se vendi do të ketë gjithmonë nevojë për përkthyes apo specialistë të këtyre gjuhëve.
Risi janë gjuhët e reja që ofron Fakulteti.
Hebraishtja, arabishtja, kroatishtja apo gjuha kineze janë disa nga gjuhët që të rinjtë do të mund të zgjedhin për të studiuar përveç 8 programeve bazë.
Në të gjitha Universitetet vijon raundi i dytë i regjistrimeve që përfundon të mërkurën e 13 tetorit.
