Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, vihet në pranga 21-vjeçari në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2022, 09:54
Një 21-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 21 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale " Dhuna në familje" , pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
