“Thesaret e trashgimisë kulturore", fëmijët prezantojnë veshje, këngë e valle nga krahinat e Lezhës

Këto vajza tregojnë 5 veshjet e krahinave të Lezhës.

Të ndryshme në formë dhe detaje, dëshmi e pasurisë etnografike të zonës,  që po synohet të përcillet nga brezi në brez.

Në ditën e Ditës së Trashëgimisë Kulturore, u zgjodhën fëmijët për të prezantuar veshjet, këngët e vallet, që tregojnë kulturë dhe identitet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Jo pa qëllim aktiviteti u mbajt në memorialin e heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

"Nuk ka elementë, po themi, fetarë, kristianizmi, por ka elementë të antikitetit të hershëm me veshjen e vjetër ilire," tha Paulin Zefi, Përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Lezhë.

Ruajtja, promovimi dhe prezantimi i këtyre vlerave të trashëgimisë kulturore, është detyrë e të gjithëve, ishte ky mesazhi i aktivitetetit.

"Ta evidentojë, sa herë i është dhënë mundësia dhe të hulumtohet i gjithë aseti që ne kemi," tha Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin një grup studentesh të historisë, të cilët u njohën me traditat dhe objektet e trashëgimisë së rajonit të Lezhës.

“Thesaret e trashgimisë kulturore", fëmijët