Dy burra në pranga për përdhunimin e një 12-vjeçareje, punonte në dyqanin e njërit prej tyre

Një histori e tmerrshme e abuzimit seksual dhe tutorësh ka dalë në dritë në Athinë.

Policia greke arrestoi të premten 53-vjeçar dhe një 42-vjeçar, të cilët kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, vetëm 12-vjeçare.

53-vjeçari akuzohet edhe si tutor, pasi dyshohet se e ka shitur vajzën.

Sipas informacioneve, 12-vjeçarja punonte në dyqanin e drejtuar nga 53-vjeçari, i cili akuzohet se e ka abuzuar seksualisht dhe e ka filmuar.

Në të njëjtën kohë, 53-vjeçarit iu gjetën dhe u konfiskuan dy pistoleta, 572 fishekë, 21 thika, një bajonetë, 2 laptop dhe një hard disk, ndërsa 42-vjeçarit një laptop dhe 2 USB të cilat janë dërguar për kontroll në laboratorët e mjekësisë ligjore të Policisë Helenike.

Dy burra në pranga për përdhunimin e një