"Kontrata e vdekjes", shqiptari dhe dy grekë me muskuj e tatuazhe rrahën për 500 euro sipërmarrësin dhe nënën e tij të moshuar
Mediat greke kanë publikuar foto dëshmi të rrahjes brutale të një pronari hoteli dhe nënës së tij në Aegina.
Tre autorët e sulmit, dy grekë dhe një shqiptar mësohet se ishin pajtuar nga pronari i një klubi nate pranë tyre për të rrahur atë dhe nënën e tij pasi ishin ankuar për ndotje akustike. Sulmi ndodhi në orën 21:13 të datës 28 gusht.
“Ne jemi rrahur nga tre banditë të fryrë me tatuazhe, doreza hekuri dhe leva para djalit tim 4-vjeçar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur. Nëna ime qëndroi në Reanimacion për 20 ditë dhe pati dy arreste kardiake. Mjekët e kthyen në jetë me një defibrilator. Kaluam një kohë të vështirë dhe të keqe. Ata donin të na vrisnin…”
Sulmi brutal natën e 28 gushtit, për të cilin oficerët e Prokurorisë së Zhvatjeve flasin për kontratë vdekjeje, dyshohet se është vulosur për vetëm 500 euro.
Policia ka identifikuar autorët, dy grekë dhe një shqiptar nga tatuazhet. Njëri ka Mickey Mouse.
Kanë konfiskuar dorezat e hekurit, rrobat të cilat identifikohen me ato të atentatit ndërsa kanë “kapur” nga materiali fotografik edhe nëpërmjet Facebook-ut edhe një zinxhir të trashë floriri të veshur nga njëri prej të akuzuarve.
Përshkrimi dramatik
“Sulmi ka ndodhur në orën 21:13 të datës 28 gusht. Ne kemi një shtëpi në Kallithea sipër këtij lokali i cili hapet në 5 dhe sipas lejes së funksionimit duhej të mbyllej.Ne jetojmë lart dhe nuk mund të flinim nga ndotja akustike.
Sa herë që u përpoqëm t'i thoshim diçka me mirësjellje, se kjo situatë nuk ndodh dhe të paktën të bënte izolimin e zërit, ai na bërtiste dhe na kërcënonte.
Para sulmit ne kishim shkuar te prokurori dhe kishim thënë se çfarëdo që të ndodhë me ne, përgjegjësi është e pronarit të lokalit në fjalë sepse ishte i vetmi me të cilin kishim konflikt.
Dhe ashtu ndodhi. Më 28 gusht erdhën dhe na sulmuan. Erdhën gjoja kërkonin një dhomë në hotelin që unë drejtoja në Egjinë dhe me këtë na u afruan në parking. Pyetën ku është deti përpara se të na rrahnin pa mëshirë".


