E rëndë, shpërthen bombula e gazit në Selanik, humb jetën 58-vjeçari shqiptar

Një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi pësoi djegie të rënda në trup kur garazhi i makinave ku po punonte mori flakë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik, më 29 shtator, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një bombul gazi që ka shpërthyer.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për shkak të plagëve të marr, shqiptari është shtruar gjatë gjithë këtyre ditëve në spitalin Papanikolaou në Selanik.

Ditën e sotme u bë e ditur se ai e humbi betejën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Tashmë po vijojnë hetimet nga organet kompetente për rrethanat e aksidentit, shkruan media greke.