E tmerrshme, babai përdhunon për 5 vite vajzën e tij të mitur, e fotografonte nudo

Një 40-vjeçar nga Bangladeshi, është akuzuar se ka përdhunuar vajzën e tij 12-vjeçare për pesë vjet.

Familja jetonte në Agios Panteleimonas, Athinë, ndërsa dhuna kishte nisur që në moshën 7 vjeçare për të miturën.

Ferri që përjetonte fëmija që në moshën 7-vjeçare u zbulua kur nëna vendosi të denonconte burrin në Polici për dhunë në familje.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një ditë pas padisë së gruas nga Gjeorgjia, vajza vendosi të "thyejë" heshtjen.

12-vjeçarja i ka rrëfyer nënës së saj se kur ishte 7 vjeç, babai i saj filloi ta “ngacmonte” dhe ta fotografonte nudo. 

Në fakt, sa herë që ajo reagonte ndaj sjelljes së tij vulgare, 40-vjeçari e rrihte, e shante dhe e kërcënonte se do ta lëndonte nëse do të fliste për atë që po përjetonte.

12-vjeçarja së bashku me nënën e saj shkuan në Departamentin e të Miturve dhe denoncuan përdhunimin. Babai i saj 40-vjeçar, megjithatë, nuk u ndal me kaq dhe një ditë më vonë shkoi në shtëpinë e tyre dhe në gjendje të tërbuar tentoi të hynte.

E ëma kishte frikë se mos i bënte keq dhe për pasojë lajmëroi policinë, kur 40-vjeçari kuptoi se autoritetet ishin njoftuar, u zhduk.

Menjëherë pas kësaj, ata arritën të gjejnë vendin ku fshihej 40 vjeçari dhe e arrestuan, shkruan Protothema.