Mitsotakis amerikanëve: Vënia në dyshim e sovranitetit tonë nga Turqia është e papranueshme
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis informoi një delegacion ndërpartiak të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për retorikën agresive ekstreme dhe në përshkallëzim të palës turke, por edhe vënien në pikëpyetje të sovranitetit të Greqisë.
Mitsotakis mirëpriti deputetët amerikanë në Pallatin Maximos, në prani të ambasadorit amerikan, George Tsounis dhe bëri të qartë se Greqia nuk do të pranojë shkeljen e sovranitetit apo të drejtave sovrane të saj.
Në të njëjtën kohë, ai ritheksoi se qëndrimet e Greqisë bazohen në të drejtën ndërkombëtare, të drejtën e detit dhe parimet e fqinjësisë së mirë dhe ripohoi qëndrimin e vendosur të vendit në favor të mirëkuptimit dhe dialogut.
Gjatë takimit, Kyriakos Mitsotakis nënvizoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve greko-amerikane dhe marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve.
Ai po ashtu theksoi progresin që është bërë në aspektin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet dy vendeve, bazuar në Protokollin e dytë të Amendamentit të Marrëveshjes për Bashkëpunim të Ndërsjellë të Mbrojtjes (MDCA).
