"Pas gjyqit do vij t'ju vras", dënohet me 7.5 vite burg biznesmeni shqiptari që tentoi të djegë ish-gruan me benzinë

Gjykata greke ka dënuar dje me 7.5 vite burg një 46 vjeçar shqiptar për dhunë në familje.

Ai është akuzuar se i ka vënë thikën në qafë vjehrrit, ndërsa mori një shishe benzinë për të djegur gruan dhe vjehrrin dhe kërcënoi një prokuror.

Bëhet fjalë për një biznesmen shqiptar 46-vjeçar në Volos, emri i të cilit nuk është publikuar, me një kapital të konsiderueshëm dhe i përfshirë në komisione për ndërtimin e projekteve nga organet publike. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mediat greke shkruajnë se ai ka tërhequr zvarrë gruan e vjehrrën duke ushtruar dhunë ndaj tyre.

Madje gjatë kohës që ka qenë në paraburgim, 46-vjeçar ka telefonuar në shtëpinë e vjehrrit të tij dhe u ka thënë:

“Sa të mbarojë gjyqi do të dal dhe për pesë minuta kudo që fshiheni do t'ju gjej dhe do t'ju vras”.

Por dhuna e tmerrshme ndaj familjarëve të tij nuk ka përfunduar këtu.

Ai ishte dënuar me 40 muj heqje lirie pasi një ditë ishte ngjitur mbi kangjellat e shtëpisë së ish-vjehërrve, ku jetojnë edhe ish-bashkëshortja dhe fëmija i tij dhe ka nisur të bërtasë, duke i kërcënuar se do t'i djegë të gjallë dhe duke tentuar të futet në shtëpi.

Ai gjuajti me gurë drejt shtëpisë dhe goditi vjehrrën në këmbë, vjehrrit i vuri thikën në qafë, ndërsa e godiste me shuplakë. 

Nërsa një ditë tjetër ai kishte ndjekur vjehrrin e tij me shkop për ta rrahur.

“Po jetojmë në ferr, në mes të kafshërisë dhe drurit”, tha vjehrri.

Kujtohet se ai kishte kërcënuar edhe prokurorin që ka trajtuar vetë çështjet e tij. Ai e kishte paralajmëruar se do ta grabiste. Për këtë ngjarje ishte urdhëruar seanca paraprake nga Prokuroria e Apelit të Larisës, shkruan Protothema.