Tre romë dhe një shqiptar ngrejnë në këmbë policinë, u futën për të grabitur dyqanin por ngecën brenda

Tre romë  të moshës 18, 22 dhe 22 vjeç dhe një 22 vjeçar me origjinë shqiptare, dolën sot para një gjykate greke për veprën penale vjedhje e mbetur në tentativë.

Ngjarja për të cilën akuzohen ndodhi mëngjesin e të mërkurës. Të katërt, të veshur me jelekë antiplumb me logon e ELAS, thika, pistoletë dhe radio u futën në një dyqan celularësh në Selanik duke u prezantuar si policë.

Më pas ata e kanë lidhur dhe dhunuar shitësen 23-vjeçare pakistaneze për ti marrë paratë.

Në tentativë për të shkatërruar kamerat e sigurisë ata kanë dëmtuar rrjetin elektrik. Për pasojë janë çaktivizuar grilat e sigurisë dhe janë bllokuar brenda dyqanit.

Duke e ditur se policia ishte një hap larg, ata hoqën jelekët antiplumb dhe hodhën në dyqan tre thikat dhe pistoletën e përdorur për të kërcënuar punonjësin.

Madje, kur kanë kuptuar se policia ka rrethuar dyqanin, dyshohet se i kanë kërkuar punonjëses që t'u presë një faturë 100 euro, për të “mashtruar” EL.AS duke pretenduar se janë klientë dhe kanë mbetur të bllokuar për shkak të një defekti elektrik.

Por policia e kishte të qartë situatën. U fut brenda, bllokoi autorët dhe bërri arrestimin e tyre.

Avokati i 18-vjeçarit tha se klienti i tij nuk ka qenë në dijeni se çfarë do të bënin por thjesht ka ndjekur shokët.

Edhe avokatja e njërit prej  tre të rinjve të tjerë tha se klienti i saj student është treguar i pakujdesshëm në këtë ngjarje dhe se ka një kartelë të pastër penale.

Gjykata u la afat deri javën tjetër për të dalë para hetuesve.

Tre romë dhe një shqiptar ngrejnë në këmbëTre romë dhe një shqiptar ngrejnë në këmbëTre romë dhe një shqiptar ngrejnë në këmbë

Tre romë dhe një shqiptar ngrejnë në këmbëTre romë dhe një shqiptar ngrejnë në këmbëTre romë dhe një shqiptar ngrejnë në këmbëTre romë dhe një shqiptar ngrejnë në këmbëTre romë dhe një shqiptar ngrejnë në këmbë