Ishte duke peshkuar, peshkaqeni i ‘gllabëron’ krahun 30-vjeçarit
Një sulm i tmerrshëm ndaj një burri nga peshkaqeni ka ndodhur në brigjet e Australisë Perëndimore.
Burri rreth të 30-tave ishte në varkën e tij dhe po peshkonte peshq. Por gjërat për të nuk kanë shkuar siç duhej.
Në momentin që ai mendoi se zuri gjahun që kërkonte, ndodhi krejt e kundërta një peshkaqen i vërsulet duke kafshuar krahun nga bërryli e poshtë gati në të këputur.
Ai u transferua me ambulancë ajrore në kampusin shëndetësor Hedland.
Shërbimi Shëndetësor i Shtetit ËA tha se burri ishte në gjendje të qëndrueshme, por nuk ishte në gjendje të jepte informacione të mëtejshme rreth lëndimeve të tij.
Departamenti i Industrive Primare dhe Zhvillimit Rajonal po heton incidentin e kafshimit të peshkaqenit.
Kafshimet e peshkaqenëve në Australi janë relativisht të rralla.
Një 35-vjeçar britanik, i cili do të martohej, u vra në fillim të këtij viti në sulmin e parë fatal të peshkaqenit pranë Sidneit.
Sulmi i tmerrshëm në Port Hedland vjen një javë pasi një grua 39-vjeçare u godit për vdekje nga një peshkaqen në Gjirin Plettenberg në Afrikën e Jugut.

