Nju Jorku shpall gjendjen e jashtëzakonshme për krizën e emigrantëve
Qyteti i Nju Jorkut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për krizën e emigrantëve.
Këtë e bën të ditur kryebashkiaku Eric Adams, duke u dhënë udhëzime agjencive lokale për ngritjen e qendrave të shpëtimit.
"Është e paqëndrueshme dhe nuk është e drejtë. Qendrat tona funksionojnë pothuajse 100%, shumë më tepër se sa ishte planifikuar të bënin," tha Adams për mijëra emigrantë që mbërritën në qytet.
Sistemi i pritjes në Nju Jork është nën presion për shkak të pranisë së 17,000 njerëzve nga Amerika Qendrore dhe Jugore që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.
“Jemi në një situatë krize”, tha Adamas, duke vlerësuar shpenzimet që do të duhet të kryejë qyteti deri në fund të vitit fiskal për të përballuar urgjencën rezulton në një miliard dollarë.
Nju Jorku, ashtu si qytetet e tjera demokratike, është prekur nga fluksi i emigrantëve të dërguar nga guvernatorët e shteteve jugore të SHBA-së.
