Protesta Anti-Dodik në Bosnjë
Fitorja e Millorad Dodik në krye të Republika Srpskas ka ngjallur protesta në entitetin serb në Bosnjë-Hercegovinë të cilët kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve të 2 tetorit.
Përfaqësuesit e opozitës në Republika Srpska dhe mbështetësit e tyre kanë protestuar në rrugët qendrore të Banja Llukës.
Organizatorët thanë se pjesëmarrja ishte më shumë se 30 000 persona.
Turmat e protestuesve mbanin pankarta kundër Millorad Dodik i cili arriti të shpallej President i Republika Srpska.
Partia për Progres Demokratik, Partia Demokratike Serbe dhe Lista për Drejtësi dhe Rend po kërkojnë një rinumërim të votave për president me pretendimin për parregullsi zgjedhore.
Partitë opozitare besojnë se kandidatja që ata mbështetën, Jellena Triviç, është fituesja e zgjedhjeve kundrejt Dodik.
Sipas rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Dodik ka rreth 30 mijë vota më shumë se Triviç.
Organizatat e shoqërisë civile që monitoruan zgjedhjet vunë në dukje 83 parregullsi zgjedhore në të gjithë Bosnjën gjatë votimit.
Ata raportuan për shkelje të procesit të votimit, shkelje të rregullave në lidhje me ndihmën për të votuar si dhe presion ndaj votuesve.