Video prekëse, qeni takon për herë të fundit pronaren përpara se të ngordhë
Një grua i ka thënë lamtumirën e fundit qenit të saj që po ngordhte duke i dhënë përqafimin dhe puthjen e fundit në makinë, përpara se ai të çohej tek veterineri.
Rachel March, nga Sydney, Australi, ishte mjaft e trishtuar kur qeni i dashur i familjes së saj, Bowie arriti fundin e jetës së tij.
Rasheli ka kapur momentin prekës në kamera kur ata i dhanë lamtumirën e fundit njëri-tjetrit, në mënyrë që të mund ta ruajë përgjithmonë miqësinë e tyre të veçantë.
"Ai përqafim i fundit me Bowie është diçka që nuk do ta harroj kurrë dhe jam shumë e lumtur që ai vdiq paqësisht pranë familjes së tij," tha ajo.
Rachel, një ish-infermiere veterinare, ndau videon në TikTok ku u prit me dashamirësi nga pronarët e tjerë të qenve të pikëlluar.
@iamrachelmarch Update: Officially RIP Bowie bb ♥️♥️♥️???? #petloss #rainbowbridge #emotionaldamage ♬ original sound - carlykrupp
Klipi emocionues tregon qenin duke u përqafuar në qafën e Rachel për herë të fundit, më pas ajo e puth atë dhe ai e mbështet kokën mbi supin e saj.
Qeni 12-vjeçar jetonte me prindërit e saj, por ata ndanin një "lidhje shumë të veçantë".
"Ai ishte në fazën e fundit dhe zemrën e kishte të dobët, gjë që bëhet shumë e dhimbshme dhe e pakëndshme për qentë e moshuar.
Familja ime vendosi ta vinte në gjumë me qetësues dhe eutanazi. Unë e mohova plotësisht se ai ishte në 'atë fazë' derisa e pashë," tha ajo.