Ky shtet ju ofron 500,000 bileta falas për ta vizituar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2022, 14:45
Hong Kongu ka konfirmuar planet për të dhuruar gjysmë milioni bileta ajrore në një përpjekje për të nxitur turizmin, vetëm disa ditë pasi hoqi kërkesën e detyrueshme të karantinës së hoteleve.
500,000 biletat, me vlerë rreth 254.8 milionë dollarë, do të shkojnë për vizitorët globalë, si dhe banorët.
Hong Kongu tërhoqi rreth 56 milionë vizitorë një vit para pandemisë, dhe tani destinacioni popullor po ndërmerr hapa të rëndësishëm për të tërhequr turistët pas më shumë se dy vitesh.
Detaje të mëtejshme do të zbulohen pasi të jenë bërë marrëveshjet përkatëse me linjat ajrore.
