Hykollari: Punë ka, profesionistë ka, na mungon vetëm lidhja mes tyre
Emanuela Hykollari, drejtuese projektesh dhe Aulona Hoxha, drejtoreshë ekzekutive e Expocity në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, RTV ORA diskutuan për Panairin e Lëkurës, I cili do të zhvillohet në datat 13-14-15 tetor.
E pyetur nga moderatorja Arjola Shehu se si do të organizohet panairi dhe si do kenë mundësi të lidhen bizneset me klientin, Hykollari është shprehur se do jenë tri ditë me organizime të ngjeshura për të rinjtë dhe bizneset.
“Ditën e parë është ceremonia e hapjes, shpjegimi i panairit dhe do të kenë mundësi të gjitha bizneset të njihen me klientin e ardhshëm dhe të promovojnë produktet e tyre. Aktivititeti do të zgjasë tri ditë ku përvec ditës së parë që është prezantimi I bizneseve dhe mundësia për të njohur , dita e dytë dhe e trëte do të ketë pasarela dhe ëorkshop për të rinjtë, që të frymëzohen dhe pse jot të hapin një dyqan te vetin në të ardhmen si edhe të krijojne lidhje me biznese të huaja”, tha Emanuela Hukollari.
“Dita e dyte do të jetë pasarela dhe hyrja do jetë e lirë për të gjithë. Dita e tretë konsiston në zhvillimin e një workshop-i ku tema do ketë fokusin në kërkesat e tregut anglez dhe gjithashtu do ketë konferenca me ekpertë të fushës që të rinjtë të kenë mundësi të krijojnë një urë lidhëse me bizneset”- Aulona Hoxha.
A do të jetë Kosova pjesë e panairit?
“Patjetër që Kosova do të jetë pjesë e panairit. Ndihemi krenar që Kosova të jetë pjesë dhe të ketë bashkëpunime me bizneset shqiptare dhe të huaja. Madje me krenari, them se Kosova është shumë hapa para sa i përket zhvillimit në këtë fushë, por edhe në teknologji”, tha Hykollari.
E pyetur nga moderatoja Arjola Shehu se c’mendim ka për shprehjen “Punë ka, po s’ka profesionist,
Hykollari i është përgjigjur “Punë ka, profesionist ka, na mungon lidhje mes te dyjave”.

