Ka 25 vite pa i prerë, gruaja tregon vështirësitë me thonjtë 128 cm. Ja çfarë nuk bën dot

Një grua që nuk i ka prerë thonjtë për 25 vjet dhe ka thyer një rekord për të pasur thonjtë më të gjatë në botë, ka treguar anët negative të të jetuarit me to.

Thonjtë e saj arrijnë në 128 cm dhe për të duket se nuk është aq e thjeshtë ti mbash e të kujdesesh për to.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Diana Armstrong, 64 vjeç, nga Minesota, e cila u regjistrua në librin e rekordeve Guinness për thonjtë e saj të gjatë në gusht, pranoi se ajo përballet çdo ditë me aktivitete si mbyllja e zinxhirëve të pantallonave, hapja e kanaçeve dhe madje përdorimi i banjës .

Rekordmenia preu thonjtë për herë të fundit në vitin 1997, por kur vajza e saj vdiq tragjikisht nga një sulm astme në gjumë në moshën 16-vjeçare, ajo u zotua se nuk do t'i shkurtojë më kurrë.

Ishte vajza e saj adoleshente që i rregullonte mamasë thonjtë çdo javë, e pas vdekjes së saj ajo nuk pranoi që dikush tjetër tia bënte.

“Ajo ishte e vetmja që m'i bënte thonjtë, mi rregullonte," tha ajo për Guinness Ëorld Records.

Edhe pse i pëlqejnë thonjtë e saj të gjatë, mbajtja e tyre ka disa të vështirësi  si përpjekja për të marrë gjërat ose hapja e derës së frigoriferit.

“Nëse më duhet të marr para nga dyshemeja, mund t'i marr faturat, por nëse hedh kusurin në dysheme, do të qëndrojë atje poshtë”, tha ajo për Guinness, duke shtuar se shpesh përdor këmbët e saj për të kapur gjërat.