A duhet t'i shkulim thinjat? Ja çfarë thotë Olti Shulla, hair and make up artist

Hair and make up artist, Olti Shulla në emisionin “Ditë e Re”, RTV ORA foli rreth trendit të mbajtjes së thinjave ku u diskutua për faktorët që shkaktojnë thinjat dhe për personazhet publike në Shqipëri që kanë vendosur të mbajnë thinja.

I pyetur në studio nga moderatori Arjon Muça për pamjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka vendosur të mbajë thinjat dhe mjekrën e bardhë, Olti Shulla është shprehur se tek kryeministri Rama, mbajtja e thinjave dhe mjekrës së bardhë përcakton karakterin e tij.

“Kryeministrit Edi Rama i shkon të mbajë mjekrën e bardhë dhe thinja pasi ai ka qenë dhe është performues në tërësi dhe kjo zgjedhje e kompleton imazhin e tij. Rama ka qenë gjithmonë dominuese dhe ka ditur të dalloj, prandaj mbajtja e mjekrës nuk më çudit, por në përgjithësi nuk ndodh shpesh”, tha Olti Shulla.

Pas trendit të thinjave dhe arsyet përsë kanë vendosur t’i mbajnë thinjat personazhet tanë shqiptar, Shulla ka komentuar edhe për shkaqet që shkaktojnë thinja duke dhënë edhe një këshillë.

“Kam dëgjuar njerëz që thonë se e shkulin fijen e flokut kur bëhet e bardhë, pra thinjën. Mos e bëni! Në momentin që e shkulni fijen e flokut që është kthyer në thinjë, ajo do të shumohet. Mund t’a prisni fijen e flokut të bardhë, por jo t’a shkulni atë.”