Tomorr Hoxha pikturon lagjen vullnetarisht
Tomorr Hoxha në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ka treguar se si nisi të pikturonte vullnetarisht lagjen e tij.
Ai tha se e ka pasion një gjë të tillë dhe tashmë njerëzit çdo ditë e më shumë po i kërkojnë që të pikturojë rrugët.
Tomorr Hoxha: Punë vullnetare se e kam si pasion, sidomos pastërtinë. Kam pasur më parë një dyqan u mbyll. Këtu fillova gjelbërimin. I hyra punës. Mora lule, bëra rrethimin pastaj fillova me rrugën thash do ta bëj të jetë një gjë të veçantë. Me investimet e mia dhe të komshiut e rregulluam. Çdo vit ja ndërroja sinjalistikën rrugës, derisa arrita aty ku doja unë. Thash do ta mbuloj rrugën të tërë do ta bëj si me disqe. Doja ta shtroja që të dukej si formë qilimi. Fillova me një copë tel me një spango. Nga ora 2 deri në 5 punoja. Më doli siç e dëshiroja. Dje sa përfundova një trotuar tjetër, më kërkojnë që të pikturoj rrugë të reja.
Për të parë punën e tij të veçantë ndiqni videon bashkangjitur.
