Lufta e tmerrit në Kosovë/ Atdheu: Derisa mbaroi lufta nuk jemi takuar dhe nuk e dinim nëse ishte gjallë!


Si asnjëherë më parë në një intervistë televizive, Atdhe Xharavina na tregon histori nga fëmijëria e tij. I ftuar në D-Night në Rtv Ora nga Dajana Shabani, ai u ndal tek një moment shumë i vështirë për të dhe familjen e tij. Lufta në Kosovë ndau për së gjalli shumë familje e për një kohë të gjatë këtë fat të trishtë pati edhe Atdheu me motrën e tij.

Atdhe Xharavina: Fëmijëria ime ka qenë e lumtur në një familje të mirë dhe të bashkuar, me shumë dashuri dhe shumë lumturi. Ka qenë një periudhë e jetës time kur kam qenë i sëmurë dhe i kam mërzitur paksa. Jo se unë doja sepse askush nuk do që të sëmuret, por janë bërë merak derisa gjërat kaluan. U rrit Atdheu (qesh)

Ne jemi tre fëmijë, unë vëllai dhe motra. Kam qenë shumë i llastuar i vogël edhe tani i madh në fakt dhe mami im vazhdon sa herë që dalim nëpër darka thotë a ka ngrënë ai i vogli.

Gjatë intervistës, në transmetim u shfaq një foto kolazh ku ai shpjegon një moment të veçantë dhe shumë prekës për të.

Atdhe Xharavina: Këtu jemi në Golem, në Durrës dhe jemi tek çadrat e KFOR-it Italian dhe jemi strehuar nga lufta. Çadra jonë doli në portalet italiane si më e bukura sepse babi nuk kishte se çfarë bënte gjithë ditën dhe pikturonte tek çadra.

Na kanë rritur vuajtjet e luftës, kemi përjetuar luftë, madje na janë ndarë edhe pjesëtarët e familjes, psh motra…kur filloi lufta ajo qëlloi tek xhaxhai im dhe derisa mbaroi lufta ne nuk jemi takuar dhe nuk e kemi ditur nëse e takojmë apo është gjallë!

D-Night, një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte, ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: