Ervin Bushati flet për ‘dashurinë e jetës’, tregon 3 gjëra që nuk i dimë për të

Ervin Bushati, këngëtari shkodran që njihet nga të gjithë dhe që pëlqehet aq shumë nga publiku foli rreth familjes së tij.

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA Ervini tregoi se ajo çfarë i pëlqeu tek e shoqja si dhe raportin që ka me dy djemtë.

Ervin Bushati: Na ke kthyer vite mbrapa. Ka qenë dashuri më shikim të parë. Më pëlqeu siguria, sjellja vetëbesimi, mirëkuptimi. Tani djemtë janë rritur. Dua të jem dhe shok me to. Kohët e fundit nuk udhëtoj si dikur. Ka momente që bëhem komplet adoleshent me ta. Kur është puna për të vendosur disiplinë jam komplet në rolin e babait.

Sakaq i pyetur nga moderatorja Ana Kallaku se cilat janë 2 gjera që nuk i dimë për të ai u shpreh “di të gatuaj mirë, maniak në pastërti, bëj batuta.”