“Bravo, i paskam rënë dhjetës”, Ervin Bushati në një rrëfim ndryshe: Kompeticionet nuk të bëjnë artist të madh
Këngëtari Ervin Bushati në Emisionin “Jeto me Orën” ka rrëfyer më tepër rreth karrierës së tij si dhe rreth realizimit të këngës “Shkodran”.
Ai tregoi se i kishin kërkuar një këngë të tillë por realizimi i saj ka ardhur në mënyrë shumë spontane.
Ervin Bushati: I lumi unë që jam Shkodran! Çdo gjë që jam sot jam falë atij qyteti. Është një vend që të jep shumë kënaqësi, shumë siguri. Ka traditë e ka kulturë, ka mikpritje ka çdo gjë. Në kohën e pandemisë e sillja në mend se pse nuk e kam bërë një këngë për vendin tim. Po bëja xhiro nga liqeni them “po të këndoj unë ti moj Shkodër me ujin tënd jam rrit që i vogël”. I kërkova ndihmë poetit Trebicka. Vetëm një moment më ka ardh kënga në mendje. Në tik tok ka pasur një rekord klikimesh. Gjatë verës emigrantët teksa pushonin kanë qenë në sfond me këngën “Shkodran”.
Ai ndjehet i lumtur për suksesin që ka pasur kënga si dhe tregon që pjesë e kripit është dhe nëna e tij e dy djemtë.
Ervin Bushati: Thash bravo Ervin! Kënga vajti te masa dhe kjo është detyra e çdo artisti. Zonja që hap derën është mami im dhe aty janë gjithë nënat që përcjellin fëmijët në emigrim dhe momenti kur rikthehen në vend. Nëna është kënaqur kur pa veten në videoklip, ka marrë shumë mesazhe, është bërë vip. Dhe djemtë janë pjesë e kripit.
Ai tregon se gjatë xhirimeve njerëzit që po e dëgjonin i kërkonin të rikëndonte këngën. “Kur njerëzit thonin këndojë dhe një herë thash i paskam rënë dhjetës.”, u shpreh ai.
Sakaq ai tregon se nuk preferon të jetë pjesë e kompeticioneve.
Ervin Bushati: Jam munduar të jem spontan dhe i vërtetë. Nuk kemi pse të jetojmë me një gënjeshtër. Nuk jam pjesë e kompeticioneve. Nuk mendoj se kompeticionet nuk të bëjnë artist të madh. Ka kohë që kam vendosur të mos jem pjesë e kompeticioneve deri tani në të ardhmen nuk i dihet. Kam menduar të jem afër publikut me projekte të pakta dhe të sakta. Të jem sa më afër njerëzve që më duan dhe që duan muzikën time.

