I dashuri e propozon me unazën e veçantë, ajo e godet me shuplakë në fytyrë

Një djalë është goditur me shuplakë pasi i propozoi të dashurës së tij me një unazë plastike gjatë një loje bejsbolli .

Vajza mendoi se do të fejohej me të dashurin e saj.

Një video, e cila është bërë virale me mbi 200,000 shikime, tregon tifozin që ndalon të dashurën e tij teksa ajo shkon drejt sediljes së saj gjatë lojës.

Më pas ai tërheq me kujdes të dashurën e tij të hutuar pranë vetes dhe e puth atë, ndërsa shprehet "Të dua".

Djali gjunjëzohet ndërsa e dashura,habitet.

Me mijëra  persona filluan të filmonin momentin magjik mes çiftit gjithashtu ata u shfaqën dhe në ekranet e mëdha ku jepet ndeshja.

Ai nxori një kuti të zezë nga xhepi i majtë i xhinsit.

E dashura e tronditur tani priste një unazë të mrekullueshme, të shtrenjtë fejese, por për habinë e të gjithëve në stadium, ai hapi kutinë për të zbuluar një unazë plastike.

E zemëruar nga unaza që ai kishte zgjedhur vajza godet me shuplakë të dashurin e saj.

Është e paqartë nëse propozimi për martesë ishte një shaka apo nëse ishte i vërtetë.