Të besosh tek kristali i fatit për transformim dhe gjetjen e dashurisë
Fjorza Mullai, njohëse e gurëve në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA tregoi rreth ndikimit të tyre në jetën e njerëzve.
Guri për të cilin ajo foli quhet malakai dhe sipas saj është guri më i fortë i transformimit por jo kushdo mund ta marrë atë.
Fjorza Mullai: Malakai quhet, ne i themi malakite. Guri më i fortë i transformimit. Mënyra e punimit dhe madhësia është e ndryshme. Guri i transformimit është malakai. Kanë energji transformimin. Nëse je fillestar në kristale nuk mund ta marrësh si kristal të parë. Është ideal kur duam të ndryshojmë diçka rrënjësisht.
Sipas saj sa ta prekësh kristalin e kupton nëse bën apo jo.
Fjorza Mullai: Këtë kristal sa e prek e kupton nëse bën për ty ose jo. Kam një rast që sa herë ka marrë malakai, se ka marrë tre, sa ka bërë një ndryshim është thyer vetvetiu sepse e ka mbaruar funksionin. Nëse merr një kristal dhe e ke gjetur dashurinë ka mbaruar si mision. Nuk ka shanse të gjesh një dashuri të dytë ose të tretë ose të të japë energji për këtë gjë. Nëse nga shumica e kristaleve nuk kemi probleme me të malakai është më i vështirë.
“Më parë harxhoja shumë energji ti sqaroja njerëzit se e lidhin me besnitnytë. Shkenca është e vështirë për tu kuptuar. Tani kam filluar ta dua më shumë veten. Dashi, bricjapi, akrepi janë skeptik dhe e thonë. Ja japim të rriturve ka dhe fëmijë që lexojnë në internet.”
