“Në fillim kam bërë një skandal”, Rexhepi tregon fillimet e tij dhe kërkesat për tatuazh nga gjyshërit

Tatuatori  Eranxho Rexhepi në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA tregoi rreth fillimeve të tij dhe qasjen që kanë mosha e tretë ndaj tatuazheve.

Eranxho Rexhepi: E kam filluar rastësisht në vit të parë nga një shok i klasës. Kam bërë një tatuazh në kurriz kam bërë një skandal, e la përgjysmë iku e vazhdoi në një vend tjetër mua më kapi inati më dha një shtysë të madhe. Dhe të dytën nuk e realizova shumë mirë, pastaj te një shok i tretë e realizova shumë mirë. Unë e kam pasur pak të vështirë, nuk kam mundur të bëj një kurs. Gjithmonë perfeksionohem më shumë.

Ai thotë se nëse dikur prindërit nuk lejonin fëmijët të bëjnë tatu tashmë dhe personat në moshë të madhe e bëjnë një gjë të tillë.

Eranxho Rexhepi: Fakti që dikur ne nuk na linin sot vijnë në studio dhe kërkojnë emra për nipin e mbesën. Një zotëri jetonte në Amerikë erdhi bëri emrin e dy nipërve pastaj të mbesës. Te pjesa e trupit u mbush plot. Donte vetëm emrat e nipërve. Kam shumë kujdes kur aplikoj tatuazhin, do shumë kujdes se unë bëj shkrimin dhe hapet linja. Duhet përdor age më e vogël.

Ai tregoi dhe tatutë e veçanta që kanë bërë.

Eranxho Rexhepi: Është një mik që vjen shpesh është te 60 vjeç, 70 vjeç është shumë i vjetër në kërkesat e dizenjove.  Kam pasur dhe një komedia shqiptar dhe i ka bërë dhe ai për nipërit e mbesat është mbushur plotë. Në përgjithësi i bëjnë në zonën e duarve.  Një rast kam pas një çiklist nga Durrësi dhe bëri duar e mbesës në kurriz. Mosha më e madhe që ka ardhur ka qenë 85 vjeç dhe ka bërë diçka për mbesën.