“Vajzat janë më të forta”, Rexhepi: Mundohem të mos bëj tatuazh te moshat nën 18-vjeç

Tatuatori  Eranxho Rexhepi tregoi se nuk preferon t’ju bëjë tatuazh moshave nën 18 vjeç pasi në të ardhmen pendohen dhe në rastet kur ua bën përpiqet që t’ju sugjerojë diçka të vogël.

Eranxho Rexhepi: Të rinjtë ndahen në stile të ndryshme. Shikoj dhe njerëzit. Njerëzve me pigment nuk ua sugjeroj ngjyrat atyre më të bardhë po. Nëse ka djem e vajza që nuk kanë ide të qarta ua shpjegoj me kultura të ndryshme. Me moshat nën 18 vjeç mundohem të mos ua bëj, prindërit thonë bëje se e duan. Kur vijnë pas disa vitesh pendohen. Nën 18 nuk do tua sugjeroj se bëhet për modë. Mund ti pengojë në të ardhmen.  

Sa i përket ndryshimit mes dy gjinive ai thotë se vajzat janë më të forta.

Eranxho Rexhepi: Vajzat varet nga dizenjo që kërkojnë. Nëpër duar dhe në pjesën e supeve pëlqejnë. Janë më të forta sesa djemtë. Mund të ankohen përpara por janë më të forta. Djemtë mund të pinë një cigare gjejnë një justifikim.

Por çfarë duhet pasur parasysh kur zgjedh të bësh tatuazh?

Eranxho Rexhepi: Ka të bëjë lëkura. Ka disa njerëz që kur ka pigment dhe dalin në diell i zbehet tonazhi. Varet nga jeta që bën. Unë nëse bëj një shkrim në trupin tim më hapen linjat dhe mund të bësh vetëm një mbulim. Të zezën nuk e thyen dot asnjë ngjyrë.  Ngjyrat kërkohen. Këto të ngjyrave kanë bërë një up date të koloreve. E kuqja, bluja dhe e bardha janë më të preferuara por varen dhe nga dizenjot.