Jolie akuzon Pitt për dhunë, paraqet prova të reja në gjykatë
Aktorja Angelina Jolie ka akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve të tyre dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që çoi çiftin drejt divorcit. Sipas dëshmisë së paraqitur në gjykatë, Pitt e ka sulmuar aktoren teksa ishte në gjendje të dehur, gjatë një fluturimi me avion privat, në vitin 2016
Aktorja Angelina Jolie ka akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve të tyre dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që çoi çiftin drejt divorcit.
Sipas dëshmisë së paraqitur në gjykatë, Pitt e ka sulmuar aktoren teksa ishte në gjendje të dehur, gjatë një fluturimi me avion privat, në vitin 2016. Aktori gjithashtu abuzoi verbalisht dhe derdhi alkool mbi familjen e tij gjatë fluturimit nga Franca në Los Anxhelos, thotë Jolie.
Pretendimi i Jolie për sjellje abuzive nga Pitt në fluturimin e 14 shtatorit 2016 është shfaqur edhe në dokumentet e mëparshme gjyqësore, duke përfshirë marrëveshjen e divorcit të ish-çiftit fitues të çmimit Oskar.
Incidenti u hetua nga FBI në vitin 2016, por autoritetet vendosën të mos ngrinin akuza.
Por detaje të reja u pretenduan në dosjen e paraqitur në Los Angeles nga ekipi ligjor i Jolie. Aktorja thotë se Pitt ka qenë fizikisht dhe emocionalisht abuzues ndaj saj dhe gjashtë fëmijëve të tyre, të moshës 8 deri në 15 vjeç në atë kohë, gjatë fluturimit me aeroplan privat.
Ndërkohë, një burim i afërt me aktorin i tha BBC-së se pretendimet e zonjës Jolie ishin të rreme.
Mosmarrëveshjet mes çifit vazhdojnë për pronën Chateau Miraval SA, një shtëpi dhe vresht në jug të Francës që ish-çifti i Hollivudit e blenë së bashku. Pitt argumenton se ai dhe ish-gruaja kishin rënë dakord të mos i shesin aksionet e tyre në vend pa lejen e tjetrit.
Pasuria e Miraval u ble nga çifti për rreth 25 milion € në 2008. Çifti u martuan atje gjashtë vjet më vonë. Vitin e kaluar, një gjykatës u dha kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të dy prindërve.