Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, shpëton 55-vjeçari në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2022, 17:39
Në aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Nartës në Vlorë.
“Rreth orës 16:40, , shtetasi T. Xh., rreth 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi, i cili u transportua në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Automjeti Benc tip ML ka qenë me shpejtësi te madhe. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mbi rotondon e madhe që është me hyrje të qytetit të Vlorës duke përfunduar në një kanal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
