Kolaps me energjinë elektrike në Bangladesh, 140 milionë njerëz në errësirë
Papritur pothuajse një vend i tërë mbeti pa energji elektrike.
Pjesë të mëdha të Bangladeshit ishin pa energji rreth orës 14:00 sipas kohës lokale të martën. Vlerësohet se rreth 140 milionë nga 168 milionë banorët janë prekur.
Autoritetet e shtetit të Azisë Jugore sigurojnë se po bëhet gjithçka për të rivendosur sistemin. Shameem Hasan, një zëdhënës i agjencisë shtetërore të energjisë, tha se rreth 4,500 megavat energji elektrike aktualisht po prodhohen përsëri. Kërkesa në mbarë vendin është pak më shumë se trefish.
Fokusi aktualisht është në kryeqytetin Dhaka dhe zonën përreth. Vetëm atje jetojnë dhe 20 milionë njerëz. Zëvendësministri i Energjisë Nasrul Hamid kishte shprehur besimin se energjia në Daka do të rikthehet brenda tre orëve.
Nuk dihet ende arsyeja e megakolapsit të rrjetit.

