Video nga India/ Po e puthte në kokë për të bërë foto, kobra i hidhet dhe e kafshon në buzë

Një burrë në Indi është kafshuar në buzë nga një kobra, pasi ai e kishte kapur dhe po përpiqej ta puthte.

Pamjet e incidentit tregojnë se burri po përpiqej të bënte një fotografi kur gjarpri helmues e sulmoi atë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në video, ai shfaqet duke e puthur gjarprin në kokë, ku ndodhen dhe disa rrathë që kobra përdor për të frikësuar grabitqarët duke u bërë më i madh.

Por gjarpri papritmas u rrotullua dhe e kafshoi në fytyrë me dhëmbë që shpërndajnë një helm jashtëzakonisht të rrezikshëm, i aftë për të vrarë një elefant.

Fatmirësisht burri i mbijetoi incidentit në distriktin jugor Shivamogga të Indisë të shtunën, por u pa i tronditur nga sulmi.

Ishte e paqartë nëse gjarpri injektoi ndonjë pjesë nga helmi i tij te njeriu, pasi nëse kjo do të kishte ndodhur, ai do t'i ishte nënshtruar trajtimit urgjent pas incidentit.