Koreja e Veriut lëshon raketën balistike mbi Japoni, sirena në vend për të paralajmëruar banorët
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë mbi Japoni, në testin që perben një përshkallëzim te qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit. Autoritett japoneze lëshuan alarmin ndj banorëve që u zgjuan nga sirenat dhe thirrjet për strehim nëntokësor.
Koreja e Veriut lëshoi te marten një raketë balistike mbi Japoni e para ne pese vitet e fundit.
Një veprim i tille alarmoi autoritetet e Tokios të cilat ndërmorën bllokimin e qarkullimit.
Njerëzit në veri të vendit, duke përfshirë ishullin Hokkaido, u zgjuan nga zhurma e sirenave dhe sinjalizimet me tekst:
"Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë. Ju lutemi evakuohuni në ndërtesa ose strehime nëntokësore."
Zyrtarët më vonë thanë se raketa ra në Oqeanin Paqësor larg Japonisë dhe nuk raportohet për të lënduar.
Kjo ishte e para raketë që ndoqi një trajektore të tillë që nga viti 2017, dhe Tokio tha se rrezja e saj prej 4,600 kilometrash mund të ketë qenë distanca më e gjatë e testit, të cilat më shpesh zhvillohen më lart në hapësirë, për të shmangur fluturimin mbi vendet fqinje.
Kryeministri Fumio Kishida e përshkroi testin si "sjellje të dhunshme", ndërsa ministri i mbrojtjes tha se Japonia nuk do të përjashtonte asnjë opsion për të forcuar mbrojtjen e saj duke përfshirë "aftësitë kundërsulmuese".
#Breaking: Reports that North Korea has fired a missile over the airspace of #Japan, causing panic as air raid sirens we heard blazing all over the country of Japan. pic.twitter.com/MCAIJSFFEs
— Sotiri Dimpinoudis (@sotiridi) October 4, 2022
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson e quajti atë një "vendim të rrezikshëm dhe të pamatur" që ishte "destabilizues" për rajonin.
Raketat e Penianit leshohen ndersa Japonia, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë punuar së bashku për të forcuar mbrojtjen e tyre, në përgjigje të kërcënimit në rritje të paraqitur nga Veriu.
Javën e kaluar, të tre vendet kryen stërvitje te perbashket duke perfshire edhe aeroplanmbajtësen amerikane, e cila u ndal në Korenë e Jugut për herë të parë që nga viti 2017.
Shumë prisnin që Koreja e Veriut do ta bënte këtë test pasi Kina - aleati i saj kryesor - të mbajë kongresin e partisë komuniste më vonë këtë muaj. Por ekspertët besojnë se veprimi i së martës tregon se Koreja e Veriut tani po përgatit terrenin për një provë bërthamore, me shpejte nga sa ishte e parashikuar .
Testet e fundit kanë tërhequr reagime relativisht të heshtura nga Uashingtoni, i cili është i përqendruar në luftën në Ukrainë, si dhe në kriza të tjera të brendshme dhe të jashtme, por ushtria amerikane ka rritur shfaqjet e forcës në rajon.
