Përleshje në burgun më të madh të Ekuadorit, mes 15 të vrarëve dhe bosi i drogës

Një përplasje mes të burgosurve në një nga burgjet më të mëdha të Ekuadorit - në Latacunga - ka lënë të vdekur të paktën 15 të burgosur, raportojnë autoritetet.

Agjencia kombëtare e burgjeve Snai tha se të burgosurit kishin luftuar me armë dhe thika, pasi rojet nuk arritën të rifitonin kontrollin në kohë.

Mediat ekuadoriane raportojnë se mes të vrarëve në përleshjen ishte një bos i bandës së drogës, Leandro Norero.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai u arrestua në maj me akuzën e pastrimit të parave.

Ekuadori ka pasur një sërë përplasjesh të tilla edhe në të kaluarën.

Agjencia e lajmeve Efe thotë se më shumë se 400 kanë vdekur në ato përleshje që nga viti 2020.

Përplasja më e rëndë ishte në qytetin port të Guayaquil në shtator të vitit të kaluar, kur vdiqën më shumë se 120 të burgosur, shkruan BBC.