Ukraina përparon në jug

Trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë territor në rajonet e aneksuara ilegalisht nga Rusia, me forcat e Kievit që përparojnë pranë qytetit jugor të Khersonit dhe konsolidojnë fitimet në lindje.

Zyrtarët e vendosur nga Rusia në Kherson konfirmuan avancimin, por thanë se forcat e Moskës po vijojnë më tej.

Në lindje, forcat ukrainase u futën në rajonin e Luhanskut të kontrolluar nga Rusia.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se "ka vendbanime të reja të çliruara në disa rajone".

Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës, Presidenti Zelensky tha se "luftimet e ashpra vazhdojnë në shumë zona", por ai nuk dha detaje. Përparimi i kundërsulmeve të Ukrainës është ruajtur nga afër dhe gazetarët janë mbajtur kryesisht larg vijave të frontit.

Por në jug, Vladimir Saldo, udhëheqësi rus në rajonin Kherson, pranoi se forcat ukrainase kishin depërtuar pranë Dudchany, një qytet në lumin Dnipro rreth 30 km (20 milje) në jug të vijës së mëparshme të frontit.