Thirrja e Lukashenkos: Mobilizoni fëmijët për të korrur patate dhe mollë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka bërë thirrje që nxënësit bjellorus të mobilizohen për të korrur mollë dhe patate.

Lukashenko tha se ishte "diçka që nuk shkon" që fëmijët nuk mund të përdoren për të ndihmuar në industrinë bujqësore të vendit.

“Çfarë shembulli do të japim për nxënësit tanë të shkollës, fëmijët tanë?” tha ai në një mbledhje të qeverisë të hënën.

 “Ata thonë se është shfrytëzim, por çfarë lloj shfrytëzimi është nëse një person shkon në punë për pesë apo gjashtë orë? Do të jetë lumturi për prindërit dhe stërvitje e mirë fizike për fëmijët.” – shtoi ai.