Vdesin në mënyrë misterioze tre ushtarë të saporekrutuar rus, Kremlini i justifikon me infeksione në mëlçi e atak në zemër
Tre ushtarë të saporekrutuar si pjesë e "mobilizimit të pjesshëm" të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin kanë vdekur në një qendër trajnimi në rajonin e Sverdlovsk .
Për këtë çështje foli deputeti i Dumës së Shtetit Maksim Ivanov.
Në veçanti, ai tha: “Po, e konfirmoj, se tre kanë vdekur. Njëri nga rekrutët vdiq nga një atak në zemër, ndërsa tjetri u vetëvra .
I treti u pushua nga puna dhe u dërgua në shtëpinë e tij, ku vdiq menjëherë nga një infeksion në mëlçi."
Në fakt, në lokalin e qendrës stërvitore të repartit ushtarak është gjetur i vdekur personi që u vetëvra.
Sipas informacioneve të gazetarëve, ka pasur plagë në qafë, ndërsa pranë tij është gjetur një brisk.
Vdekja e ushtarit tjetër, i cili sipas burimeve ruse ka ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në mëlçi, mbetet mister.
Në rajonin e Novosibirsk gjatë "rekrutimit të pjesshëm" shitja e pijeve alkoolike është ndaluar në dyqanet e vendosura pranë zyrave të rekrutimit dhe akademisë më të lartë ushtarake.
