NEOM pret lojërat dimërore

NEOM pret lojërat dimërore

Shkretëtira dhe malet e Arabisë Saudite së shpejti do të bëhen një shesh lojërash për sportet dimërore. Qyteti futuristik i quajtur Neom do të presë në vitin 2029 Lojërat Dimërore Aziatike.

Megaqyteti i njohur si NEOM do të jetë qyteti i parë i Azisë Perëndimore që do të presë Lojërat Dimërore Aziatike 2029. Në qytetin futuristik prej 500 miliardë dollarësh në shkretëtirë, planifikuesit do të ndërtojnë një kompleks sportiv dimëror funksional gjatë gjithë vitit.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

 “Shkretëtira dhe malet e Arabisë Saudite së shpejti do të bëhen një shesh lojërash për sportet dimërore”, tha Këshilli Olimpik i Azisë.

I shpallur për herë të parë në vitin 2017, NEOM ka ngritur pritshmëritë për lulëzimin e taksive fluturuese dhe shërbyesit robotë, edhe pse arkitektët dhe ekonomistët kanë vënë në dyshim fizibilitetin e tij.

Lojërat Dimërore Aziatike janë planifikuar të zhvillohen në Trojena, një zonë e NEOM "ku temperaturat e dimrit bien nën zero dhe temperaturat gjatë gjithë vitit janë përgjithësisht 10 gradë më të ftohta se pjesa tjetër e rajonit", sipas faqes së internetit të projektit.

E vendosur të përfundojë në vitin 2026, Trojena do të përfshijë ski gjatë gjithë vitit, një liqen me ujë të ëmbël të krijuar nga njeriu, shtëpi, pallate dhe hotele ultra luksoze.

Në korrik, Princi i Kurorës Mohammed Bin Salman zbuloi planet për një projekt brenda NEOM të njohur si "The Line", dy rrokaqiej paralelë të rrethuar me pasqyrë që shtrihen mbi 170 kilometra terren malor dhe shkretëtirë.