Prishtinë, lihen në burg për 2 muaj 5 personat që akuzohen për përdhunimin e 11-vjeçares
Pesë personat që akuzohen për përdhunimin e të miturës 11-vjeçare në Kosovë, janë lënë në paraburgim edhe për 2 muaj të tjerë.
Konkretisht bëhet fjalë për Ekrem Rexhepi (26-vjeç), Shkëlqim Kameri (19-vjeç) dhe tre të miturit G.R., (vëllai i Ekrem Rexhepit)., Xh.S., dhe G.J.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç”, ka konfirmuar Gashi për Gazetën Express.
E mitura vetëm 11vjeç dyshohet se ishte përdhunuar për rreth shtatë orë radhazi më 27 gusht të vitit 2022.
Ngjarja e rëndë tronditi Kosovën dhe shqipërinë ndërsa, në të dyja vendet kishte protesta nga shoqëria civile.

