Krasniqi: Rama foli drejt në OKB, raporti i Dick Marty-it i sponsorizuar dhe fabrikuar nga Rusia

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, profesor Milazim Krasniqi u shpreh se nuk ka simpati për Ramën, por fjalimi i tij në OKB ishte i drejtë.

Ai tha se akuzat e Dick Martyt kanë qenë të fabrikuara dhe të sponsorizuara nga Rusia, prandaj politika shqiptare duhet bashkuar ndaj një gjëje të tillë.

Krasniqi: Nuk kam simpati për politikën e Edi Ramës, por ka qenë qëndrim i drejtë dhe i guximshëm. Duhet të pasohet nga një lëvizje nga bota shqiptare politike, sepse e dimë se raporti i Dicka Martyt ka qenë i sponsorizuar nga serbët dhe rusët. Është pranuar se materialet Martyt i janë dhënë nga prokuroria serbe.

Të gjithë indikacionet janë se ka ndodh një fabrikim për interes të Rusisë. Në atë periudhë Shqipëria ka qenë e njollosur me akuzat për shtëpinë e verdhë. Prandaj kundërshtimi i kësaj gjëja në KiE dhe fjalimi i Edi Ramës në OKB janë gjëra të rëndësishme që do të duhej të strukturoheshin në politikat e vendeve tona.