Kraki: Sindikata dhe Kurti kanë rrëshqitur në luftë politikë, dëmtohet fëmijët dhe shkollat

Në një intervistë për Ora News, analisti Nezir Kraki u shpreh se çdo sektor në Kosovë ka të drejtë të bëjnë greva, por jo për qëllime politike.

Sipas tij, qeveria e Kurtit dhe sindikata kanë të dyja faj për situatën e krijuar në Kosovë, pas kanë rrëshqitur në luftë personale e politike, dhe jo sindikale.

Kraki: Politika në Kosovë është klientelizuar, është klientelizuar çdo sferë e shoqërisë. Çdo sektor ka të drejtë që të kërkojë kushte më të mira dhe të bëjë grevë, por në dëm të të gjithëve, duket se kemi rrëshqitur drejt një lufte tjetër, por për çështje politike. Është e vërtet se punësimet në arsim janë bërë gjatë qeverive të mëhershme që kanë qenë nën opozitën e sotme. Prandaj ka një sinkronizim mes sindikatës dhe opozitës së sotme, pasi drejtuesit e tyre janë politikë.

Nëse sindikata dhe populli çmendet është detyrë e atij që qeveris që të gjejë dialog dhe diskutim dhe të gjejë zgjidhe. Albin Kurti duhet të diskutojë me sindikatat, jo të këmbëngulin të dyja palët dhe të humbin shkollat dhe fëmijët. Fajtorë për mua janë të dyja palët, sepse kanë rrëshqitur në luftëra personale dhe politike, larg kërkesave të çdo sindikate në shtetet demokratike.