PE do të kërkojë pezullimin e negociatave të pranimit me Serbinë derisa ajo të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Parlamenti Evropian do t'i kërkojë Bashkimit Evropian të pezullojë negociatat e pranimit me Serbinë derisa Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Kështu thuhet në draft raportin për strategjinë e re të BE-së në procesin e zgjerimit, në të cilin Radio Evropa e Lirë (RSE) ka qasje.

"Jepni përparësi përafrimi të vendeve të anëtarësimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe vazhdoni negociatat e pranimit me Serbinë vetëm nëse vendi përputhet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë", thuhet në draft-raport.

Anëtarët e Parlamentit Evropian do ta diskutojnë këtë dokument në komitetin e politikës së jashtme më 13 tetor dhe versioni përfundimtar i draftit do të marrë formën e një rezolute të Parlamentit Evropian, në një votim që pritet në nëntor.

Rezolutat e PE nuk janë ligjërisht të detyrueshme për shtetet anëtare apo institucione të tjera evropiane.

"BE-ja nuk mund të vazhdojë bisedimet e pranimit me Serbinë nëse nuk përputhet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Kjo është ajo që do të themi në raportin e ardhshëm të Parlamentit për zgjerimin. Shumë zhgënjyese që vjen nga një vend që aspiron të anëtarësohet në BE,"