E rëndë në Greqi, e mitura përdhunohet nga njerku ndërkohë që nëna po lindte në maternitet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të komunës së Heraklioni, në Greqi ku një e mitur është përdhnuar nga njerku i saj.
46-vjeçari abuzoi me 13-vjeçaren ndërkohë që nëna ishte duke lindur në maternitet.
Megjithatë tragjedia vazhdon, shkruan media greke, pasi zbulohet se kjo nuk është hera e parë që ai kishte abuzuar me të miturën.
Vajza nuk e duroi dot makthin që po përjetonte nga duart e njerkut të saj dhe theu heshtjen duke folur me mësuesen e saj.
Ajo ia tregoi historinë mësueses duke pretenduar se ajo që po përshkruante i kishte ndodhur një shoqes së saj. Mësuesja që kuptoi se nxënësja e saj mund të ishte vajza e dhunuar, njoftoi policinë.
Sipas denoncimit të bërë në polici, 46-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të që në vitin 2020, kur vajza ishte vetëm 11 vjeç.
Aktet e tij të shëmtuara ishin të shpeshta, pasi siç raportohet, ai dyshohet se e përdhunonte të miturën rreth një herë në javë.
Vajza është kontrolluar nga mjeku mjekësor si dhe nga një psikologe fëmijësh.
Ajo po trajtohet në klinikën e pediatrisë së spitalit të Heraklionit, ndërsa njerku 46 -vjeçar është arrestuar dhe tashmë ndodhet përballë sistemit të drejtësisë.
Vlen të theksohet se nëna e të miturës, e cila ka 3 fëmijë nga martesa e mëparshme dhe dy fëmijë, një djalë dhe foshnjen e porsalindur, me 46-vjeçarin nuk i beson asaj që ka raportuar vajza e saj 13-vjeçare, shkruan Protothema.gr.