Tragjedi familjare në Patras: Vdes në aksident çifti shqiptar, prindër të tre fëmijëve

Një tragjedi familjare zbardhet rreth 24 orë pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën e re kombëtare Patras – Pirgos.

Pas përplasjes me një kamion, drejtuesi dhe pasagjerja e makinës kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin “Agios Andreas”.

Behët fjalë për shqiptarët Eleni Çakuli, 43 vjeç, nga fshati Çaush, dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci, 54 vjeç.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për shkak të plagëve të marra, ata ndërruan jetë në një distancë prej pak minutash nga njëri-tjetri.  Ata lënë pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë.

I plagosur në aksident ka mbetur edhe 70-vjeçari drejtues i kamionit, nga Amaliada, i cili po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Patrës “Agios Andreas”.

Njoftimi për vdekjen e tyre tronditi komunitetin lokal të Amaliadës, ku çifti drejtonte një kafene.

Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit po kryhen nga Departamenti Hetimor i Policisë Rrugore Patrës.

Tragjedi familjare në Patras: Vdes në aksident çifti shqiptar,

Tragjedi familjare në Patras: Vdes në aksident çifti shqiptar,