Mediu: Opozita nuk mund të mbyllet brenda vetes dhe PD-së, duhen edhe alternativa qytetare
Në “Ora e Betit” në RTV Ora me Beti Njumën, kreu i Partisë Republikane u shpreh se opozita do që të dalë në një qëndrim të përbashkët për Lokalet.
Ai tha se Opozita nuk mund të mbyllet brenda vetes dhe brenda PD-së, dhe se priten edhe kandidatura që propozohen nga qytetarët.
Mediu: Ne duam që të dalim në një qëndrim të përbashkët. Opozita nuk mund të mbyllet brenda vetes dhe brenda PD-së. Një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare nuk është e përfshirë në politikë. Në Prishtinë gjetën një arkitekt në Londër dhe kandidojë. Prandaj opozita duhet të ndërtojë një alternativë më të lirë.
Ne jemi mbrapa në përgatitjet për zgjedhjet. Ka plot emra opozita që do ta bënin shumë më mirë kreun e bashkisë së Tiranës. Në këtë proces të ketë edhe kandidatura që vijnë dhe ofrohen edhe me sondazh të hapur për të fituar besimin e qytetarëve.

