Çfarë nuk shkon në këtë vend?
Demokracia nuk është një proces i cili instalohet, është një produkt që gjenerohet aty ku buron pushteti.
Kështu u shpreh analisti Mantor Kikia gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj.
Kikia thotë se problemi në vendin tonë ka qenë mungesa e theksuar e demokracisë brenda partive.
Në këtë kuadër ai ngre pyetjen se: Çfarë nuk shkon në këtë vend? Dhe përgjigja që jep është se nuk arrijmë të futemi në listën e vendeve me demokraci funksionale sepse nuk kemi partitë politike demokratike.
Mantor Kikia: Demokracia nuk është një proces i cili instalohet, është një produkt që gjenerohet aty ku buron pushteti. Dhe pushteti buron te partitë politike. Problemi jonë ka qenë mungesa e theksuar e demokracisë brenda partive. Nëse i referohemi raporteve të përvitshme Shqipëria vazhdon të quhet një vend me demokravi hibride dhe pyejta që ngrihet është: Çfarë nuk shkon në këtë vend, pse nuk arrijmë të kapërcejëm këtë hendek dhe të futemi në listën e vendeve me demokraci funksionale? Sepse nuk kemi partitë politike dmokratike. Mënyra se si kanë funksionuar partitë nga 1990 këtej janë pari autoritariste, ku kryetari vendos, zotëron të gjitha pushtete.

