“PD ka sjellë risi”, Noka: Edi Rama ka rikthyer format dhe metodat e Enver Hoxhës në parti

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka  thotë se Partia Socialiste që drejtohet nga Edi Rama ka rikthyer format dhe metodat e Enver Hoxhës në parti.

Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj Noka tha se në antitezë me PS është PD e cila ka sjllë një risi.

“Risia është vota, primaret janë risia, vota e anëtarit është e barabartë me të kryetarit.”, tha ai.

Flamur Noka: Rilindja që drejtohet nga Edi Rama ka rikthyer format dhe metodat e Enver Hoxhës në parti. Kryetarët, kryesitë emërohen, në qendër të gjithë emërohen. E njëjta skemë. Brenda kampit të rilindjes vota e lirë është e vrarë është e pushkatuar. Ama në antitezë PD ka sjellë një risi. Risia është vota, primaret janë risia, vota e anëtarit është e barabartë me të kryetarit. Kjo është maksimumi i demokracisë direkte në një forcë politike. Nuk ka më që kryetari i partisë të përzgjedhë sipas zarfeve dhe tekave. Do të punojmë do ta mbështesim do ta bëjmë fitues.

“Ne po e hapim PD te ata që nuk ishin mbështetës të PD gjatë kësaj periudhe por dhe ndaj çdo qytetari që nuk e do regjimin e Edi Ramës.”