"Në katër anët bien sirenat e revoltës", Berisha me Sindikatat: Programi i PD do hartohet me ju
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një takim me Sindikatat se forma më e fuqishme e protestës siç ka provuar historia, është ajo që strukturohet me sindikata.
Berisha u premtoi se programi i PD-së do të hartohet bashkë me ta për të adresuar të gjitha problemet e tyre.
Berisha: Pra në të katër anët sot bien sirenat e revoltës, urrejtjes ndaj kësaj qeverie. U them një gjë, qoftë zyrtarisht dhe privatisht, në çdo takim dhe bisedë gjej vetëm një kërkesë, protestë dhe vetëm protestë. E gjej nga të rinjtë, të moshuarit, biznesmenët e vegjël, edhe tek ata të mesëm dhe të mëdhenj, që janë të ndershëm.
Ky takim është mjaft i rëndësishëm, sepse forma më e fuqishme e protestës siç ka provuar historia e Shqipërisë dhe jo vetëm e saj, është ajo që strukturohet me sindikata.
Jemi këtu për të dëgjuar programin e PD. Ai program do hartohet bashkë me ju. Për të gjitha problemet që ju i konsideroni të mprehta dhe duhen adresuar, specialistët tuaj me specialistët tanë do ulen tu japin përgjigjen më të mirë.


