"Nuk ka palë, jemi një", Boçi: Opozita e bashkuar, përfaqësohemi me kandidatë të përbashkët

Partia Demokratike do të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme. Nënkryetari i demokratëve, Luçiano Boçi, deklaron se janë në diskutime me deputetët mbështetës të Enkelejd Alibeaj.Boçi theksoi se nuk mund të flasim më për përçarje, teksa pritet që kjo forcë politike në koalicion me partitë e tjera opozitare në vend të përfaqësohen me kandidatë të përbashkët.

Pavarësisht se mbledhjet i zvillojnë ende të ndara e nuk janë parë në selinë e Partisë Demokratike, deputetët mbështetës të Alibeaj janë në diskutime me Partinë Demokratike për tu përfaqësuar të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një intervistë për Ora News shprehet se përçarja e brendshme në PD më shumë se sa një situatë reale, po përdoret politikisht dhe pavarësisht këtyre tentativave PD shkon e bashkuar në zgjedhje.

"Çështja e grupimeve është një virtualitet më shumë sesa i përket një realiteti. Ne duam që të mos jetë e tillë, kemi vazhduar negociatat. Opozita nuk ka çarje, nuk ka thyerje, nuk ka dilema."

Boçi konfirmon se Partia Demokratike do të jetë në koalicion me Partinë e Lirisë dhe e hapur për bashkëpunim me parti të tjera opozitare, ndërsa në zhvillimin e primareve prioritet po i jepet edhe përfshirjes së simpatizantëve në proces.

"Kandidatët do të jenë vetëm të koliacionit në përballjen e tyre, nuk do kemi inerferenca kandidatësh. Jo vetëm me Partinë e Lirtisë, spektri i koalicionit është shumë i gjerë, përfshin parti parlamentare dhe jo parlamentare."

Sa i takon vendimit për grupin e auditit për çështjen e financimit rus të Partisë Demorkatike pritet që në punimet e tij të thirren në seancë dëgjimore ish-kryetari Lulzim Basha, po jo vetëm.

"Kjo iniciativë nuk ka qenë e PD por e ish-lidertit të saj. Mund të realizohet me intervista, thirrje në dëgjesë të aktorëve kryesorë të lidershipit të PD-së."

Sipas Luçiano Boçit, protestat nuk kanë për qëllim numrat por organizimin në kauza të përcaktuara.

Ndonëse nuk ka një datë të përcaktuar, aksioni opozitar pritet të fillojë së shpejti.