Unaza që po i lë pa çati banorët, Bashkia e Kamzës ka nisur në Paskuqan shembjet për ndërtimin e Unazës së Madhe
Pa nënshkruar asnjë kontratë apo marrëveshje me banorët që mbeten pa çati, Bashkia e Kamzës ka nisur në Paskuqan shembjet për ndërtimin e Unazës së Madhe, ndërsa shumë familje vijojnë të jenë pa zgjidhje sa i përket fatit të tyre.
Në Paskuqan kanë nisur shembjet për ndërtimin e Unazës së Madhe, ndërsa shumë familje vijojnë të jenë pa zgjidhje sa i përket fatit të shtëpive të tyre.
Pavarësisht se prej kohësh kanë protestuar kundër shembjes së shtëpive të tyre pa nënshkruar si fillim një marrëveshje, bashkia ka çuar fadromat për nisjen e punëës.
Banorët, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe kërkojnë shpronësim sipas çmimit të tregut.
Nuk u mbijeton plagëve, vdes 57-vjeçari që u dogj mbrëmë në Sarandë
28 Shtator, 18:22
Ata vijojnë të ngrenë dyshime se projekti ka devijuar për interesa personale të njerëzve që kanë lidhje me pushtetin.
Madje në protestat e tyre kanë deklaruar se projekti është devijuar dhe se sipërfaqja e lumit është e mjaftueshmë për tu ndërtuar Unaza.
Me projektin e Unazës së Madhe preken shumë shtëpi si Lapraka, Kodra e Priftit dhe Paskuqani dhe pa një zgjidhje nga shteti këto familje përfundojnë në rrugë.

