S’ka mundësi të dytë për Arben Krajën, Balla: Nuk do të prekim Kushtetutën në përzgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut

Arben Krajës nuk do ti jepet mundësia për t’u rizgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Socialistët theksojnë se për këtë çështje nuk do të preket Kushtetuta për një kryetar të SPAK-ut. Ndërkaq, mazhoranca po negocion me demokratët e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj për hartën e re territoriale.

KLP do të presë deri në datën 3 nëntor për kandidatët që do të duan të kandidojnë për të qenë kryetar të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Por mandati i kryetarit të SPAK nuk pritet të ketë fatin e KPK-së, të cilit ju shty mandati deri në 2024.

Pavarësisht se në parlament është ngritur një grup pune me 3 socialistë dhe 2 demokratë të Alibeajt, për të ndryshuar disa ligje të reformës në drejtësi, në objektin e tyre të punës nuk pritet të jetë një mundësi i dytë për Arben Krajën, pasi për mazhorancën kjo ndryshon frymën për të cilat u ngrit reforma në drejtësi.

Balla: Mund të vijë një propozim nga një palë, mund të vijë një propozim nga një grup deputetësh, mund të vijë një propozim nga një institucion partner. Asnjëri prej nesh nuk ka të drejtën të ndryshojë atë që ka qenë thelbi i reformës. Ne nuk duhet të nxitojmë duke gabuar. Ne nuk i kemi 84 vota dhe në këtë këndvështrim dëshira jonë është të gjejmë formulime të cilat krijijonë sa më shumë konsensus brenda Kuvendit.

Grupi teknik do të vlerësojë kërkesat dhe raportimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat kanë adresuar një sërë propozime ligjore për të përmirësuar punë e tyre.

Një nga çështjet që pritet të merret një vendim ka të bëjë me magjistratët, që viti i tretë i tyre nga praktikë të cilësohet vit pune.

Por ndryshimet e ligjeve të drejtësisë PS i nevojiten edhe votat e PD, prandaj mazhoranca ka reflektuar që të mos ja mbyllë derën përfundimit Enkelejd Alibeaj për të ndryshuar hartën territoriale.

Balla: Ftesa ime për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, në frymën e gjetjes sëë dialogut të të zgjedhurve që na bashkojnë të gjithë le të ulemi dhe ti shohim një nga një. Kemi dhe pak kohë por nuk kemi shumë kohë në dispozicion.

Por ajo që pritet të ndajë apo bashkojë palët në parlament do të jetë votimi i Avokatit të Popullit si dhe reforma territoriale.