Kishte mbushur kamionin me dru, 52 vjeçari pikaset nga policia në Maliq

Një rast i transportit të jashtligjshëm të druve është raportuar në fshatin Shqitas, Maliq.

52 vjeçari po transportonte me mjetin e tij kamion 12 m sterë dru kur u pikas nga policia.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 52 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq.

"Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, në afërsi të fshatit Novoselë, duke transportuar me automjetin kamion tip "Benz", 12 m sterë dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".